Gjatë intervistës në një emision televiziv me gazetaren Genta Gashi, Lulzim Basha foli për ndikimin që ka pasur komunikimi në rrjetet sociale në këtë fushatë dhe reagimin pozitiv që ka marrë kryesisht nga të rinjtë.
“Nuk ishte se i targetova – ishin ata që u përgjigjën. Duke u angazhuar në diçka që lidhej me kulturën e tyre, si kënga e Unikkatilit, pashë që rinia reagoi. U bënë më të ndjeshëm, më të vëmendshëm ndaj mesazheve të mia politike.”
Ai tregoi se në çdo dalje publike ka pasurkontakt të menjëhershme me të rinj që e ndalin për të bërë foto, që e ndjekin dhe shfaqin interes për angazhimin politik.
“Dje, në një aktivitet, rruga ishte mbushur me të rinj nga 12 deri në 17 vjeç që donin selfie. Më ndodh kudo. Dhe kjo më jep gëzim të veçantë – sepse një nga plagët më të mëdha ka qenë largimi i rinisë nga politika.”
