Qazim Laçi shkëlqen në Turqi: asist vendimtar dhe rol kyç në pikën e marrë ndaj Koniasporit

Data

Qazim Laçi vazhdon formën e tij pozitive në Superligën turke, duke u bërë protagonist në barazimin 1–1 që Rizespor arriti në transfertë ndaj Koniasporit të Enis Bardhit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuroi një asist të artë në minutën 45+1, duke i shërbyer perfekt Akajdinit, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha miqve avantazhin fillestar. Pjesa e parë u mbyll 0–1, ndërsa vendasit reaguan në të dytën, duke barazuar në minutën e 66-të me golin e Najir.

Ky është asisti i tretë sezonal për 29-vjeçarin shqiptar në 14 ndeshje kampionati, ku ka shënuar edhe një gol, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushën e Rizesporit.

Pas javës së 15-të, ekipi i Laçit ka grumbulluar 15 pikë, duke u renditur përkohësisht në vendin e 12-të, vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme të rënies nga kategoria. Çdo pikë ka peshë, dhe ajo e marrë ndaj Koniasporit vjen falë një tjetër performance solide nga futbollisti kuqezi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related