Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte i ftuar në një emision televiziv me gazetaren Genta Gashi, në një intervistë ndryshe në shtëpinë e tij dhe një drekë të gatuar nga vetë ai.
Duke iu referuar pyetjes që është bërë e zakonshme tashmë për shokët e Ramës, gjatë bisedës gazetarja i kërkoi që të flisnin për shokët e tij, pastaj të flisnin për ata të kryeministrit. Ndërsa, Basha ia ktheu duke thënë se shokët e tij janë në fushatë, ata të Ramës janë tek 7×7 = 313-ta.
Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu thotë se gjëja që ka kuptuar ditët e fundit është që nganjeherë më mire është me thënë të vërtetën me fjalë të thjeshta sesa të përpiqesh për shpjegime t’gjata.
