Rama e pozicioni krah Berishës në një video satirë, indinjohet Lapaj: Akt bullizimi

Data

Adriatik Lapaj, kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar ndaj një videoje satirike të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit e poziciononte krah Sali Berishës.

Në reagimin e tij, Lapaj e cilësoi postimin e Ramës si një akt bullizimi dhe një përpjekje për ta barazuar atë me politikanët që, sipas tij, kanë marrë peng Kushtetutën dhe kanë bllokuar hapjen e listave të kandidatëve në zgjedhjet e fundit. Ai kritikoi kryeministrin për faktin që zgjodhi të publikonte një video të tillë në një ditë feste si Fitër Bajrami, duke thënë se ishte një moment që duhej të ishte i dedikuar për gëzimin dhe reflektimin.

Lapaj gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi motivet e Ramës për këtë sulm, duke argumentuar se ai përfaqëson një brez të ri në politikë, i cili nuk është i lidhur me marrëveshjet dhe pazaret e vjetra. Ai e sfidoi kryeministrin për një debat të hapur, duke e ftuar atë të përballet me të në çdo moment dhe në çdo vend të zgjedhur prej tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related