Përfshihet nga zjarri një xhami në Bulqizë, vetëm 10 minuta pas largimit të hoxhës

Data

Një xhami është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të premteje në Shupenzë të Bulqizës, ku për pasojë ëshë shkrumbuar një pjesë e madhe e objektit fetar.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar se ku kanë nisur fillimisht flakët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related