Kryetari i PD, SaliBerisha, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, u shpreh se për të luftuar varfërinë, kërkohet një sulm frontal përmes një pakete emergjence që ka për qëllim të zhdukë varfërinë ekstreme.
Lideri demokrat iu referua Kukësit ku sipas tij, sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.
“Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin”, tha Berisha.
