Lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj foli sonte në studion e “Opinion” për ambicien e tij në garën e 11 Majit dhe programin e kësaj force politike.
Për këtë të fundit tha se “është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore”.
Po çfarë ndodh nëse partia e tij merr të ashtuquajturën “votë të artë”?
Blendi Fevziu: Nëse ju, do të keni një mandat të artë, që PD dhe PS-ja nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën nga forcat bëni koalicion?
Adriatik Lapaj: E para biem dakord që në Shqipëri blihet vota, që administrata përdoret për zgjedhjet, këto janë fenomene…Në funksion të kësaj nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.
