21-vjeçari shqiptar nën hetim në Itali për dyshime për dhunë seksuale, 18-vjeçarja: “Më detyroi kundër vullnetit tim”

Data

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit, Itali, nën dyshimin për dhunë seksuale ndaj një turisteje gjermane 18-vjeçare.

Sipas autoriteteve italiane, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës së parë të korrikut. E reja, e cila ndodhej me pushime në rivierën italiane së bashku me dy shoqe, ishte njohur me 21-vjeçarin dhe kishin lënë takim në një diskotekë në Rimini.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares, pas disa orësh së bashku dhe konsumimit të alkoolit, grupi u drejtua në plazh, ku më pas ajo dhe i riu mbetën vetëm. Vajza pretendon se ai e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj, duke përfituar nga gjendja e saj e dehur. Të nesërmen ajo iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim.

Nga ana tjetër, 21-vjeçari i ka mohuar kategorikisht akuzat. Sipas mbrojtjes së tij, mes të dyve ka pasur vetëm puthje dhe çdo kontakt ka qenë me pëlqimin e ndërsjellë.

Avokati i të riut deklaroi se klienti i tij është i bindur për pafajësinë dhe ka bashkëpunuar me hetuesit, duke dorëzuar vullnetarisht sendet e kërkuara për analizat forenzike.

Prokuroria e Riminit i ka kërkuar gjyqtarit të hetimeve paraprake zhvillimin e një procedure të posaçme për administrimin e provave, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë, ndërsa deri në një vendim përfundimtar, i riu konsiderohet i pafajshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related