Gjon Bruçi: Edi Rama-Çelo Hoxha përpjekje të turpshme për të fshirë lavdinë e luftës partizane dhe…

Data

Gjon Bruçi, anëtar i Sekretariatit te Komitet Qendror  të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama dhe të drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Çelo Hoxha, për të fshirë lavdinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) dhe për të njollosur kontributin e partizanëve. Në një reagim të fortë për gazetën “SOT”, Z. Bruçi i cilëson këto përpjekje si një tradhti ndaj kombit dhe një akt të turpshëm, që ka për qëllim të nënvlerësojë sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut. Ai thekson se këto veprime, të mbështetura nga individë që janë pasardhës të ballistëve dhe kolaboracionistëve të kohës së luftës, shkojnë përtej çdo logjike historike dhe morale. Në këtë kontekst, Bruçi ngre shqetësimin për manipulimin e historisë nga autoritete të larta politike dhe kërkon mbrojtjen e vlerave të vërteta historike, që janë shkruar me gjakun e bijve të popullit shqiptar. Ai i bën thirrje shoqërisë dhe organizatave të dalin në mbrojtje të nderimit të LANÇ dhe Dëshmorëve të saj.

Ja reagimi i Z. Bruçi për gazetën 

Tetëdhjetë vite më parë, raca bastarde e ballisto-zogistëve dhe kolaboracionistëve shqiptarë, u përcoll me ceremoni funebre në botën e Hadit, së bashku me padronët e tyre të kooptuar, nazifashistët italo-gjermanë, që kishin pushtuar vendin tonë. Turpi i këtyre bastardëve, bashkëpunëtorë të pushtuesit, do të vijonte të rëndonte mbi pinjollët e tyre edhe për disa vite. Se shqiptarët tradhtinë mes vetit e dënojnë ashpër, çka duhet pranuar se pinjollët e tradhtarëve, në mos dënimin fizik, dënimin moral të fisit të tyre e vuajtën, sidomos në vitet e para të pasçlirimit. Por me kalimin e viteve situata u kapërcye, sepse siç thotë kanuni i maleve, gjakmarrja mes fisit shkon gjak-hupur. Fëmijët e ish ballisto-zogistëve, që u rritën në periudhën e pushtetit popullor, nisën të integroheshin me shokët e tyre të vendlindjes dhe shumë shpejt emërtimi “ballist” e humbi vlerën e momenteve të para. Plot pasardhës të ballistëve të kohës së luftës u integruan në shoqëri, në shkolla, në ekonomi dhe në gjithë jetën sociale e shoqërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related