Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe dy të mitur, pasi akuzohen për vjedhjen e një çante me para dhe sende personale të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”.
Operacioni i koduar “Door” u finalizua pas kallëzimit të pronarit të berberhanes, duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e tre autorëve të dyshuar, mes të cilëve shtetasi K.P., 20 vjeç, dhe dy të mitur 17-vjeçarë.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse të rinjtë kanë kryer edhe vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
