Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme në Kuvend, ka hedhur akuza drejt disa prej deputetëve dhe ministrave të PS-së, të cilët Edi Rama duket se do i kandidojë sërish për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha përmendi Olta Xhaçkën, e cila shpalli bashkëshortin e saj investitor strategjik, i cili do të ndërtonte resort në një tokë me dokumente të falsifikuara.
Lideri demokra hodhi akuza dhe drejt ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili sipas tij, gjatël kohës që ishte drejtor i portit të Durrësit nuk kapi asnjë kilogram kokainë.
Ogerta Manastirliut i përmendi vrasjen e Martin Canit, ndërsa Belinda Ballukut ndarjen në 14 lote të projektit të Unazës së Madhe. Më tej hodhi akuza edhe drejt Taulant Ballës për lidhje me grupet kriminale.
“Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin. Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament. E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend.
