“Nëse agjëron, Zoti ia pranoftë”, Berisha ironizon Veliajn: Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.

Gjatë fjalës së tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha ka ironizuar duke thënë se nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë.

Por Berisha ka shtuar më tej se “vjedhjet e tij t’ua kthej të varfërve dhe t’ua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin”.

Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë, po i them që të gjitha vjedhjet e tij tua kthej të varfërve dhe t’jua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin. Zoti është mëshirë plotë edhe ia pranon”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related