Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj një rast abuzimi në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Drejtuesja e departamentit për arsimin, Lili Sula thotë se Dekani i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve, Robert Çina ka braktisur punën për vite me radhë.
Sipas saj në dijeni për këtë është edhe rektori, Agron Kasa, i cili jo vetëm që nuk ka marrë masa, por i paguan pagën e plotë çdo muaj.
Sula thekson me tej duke thene se pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë studentët, prindërit dhe gjithë shoqëria.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
“Pa u mbushur java nga publikimi i aferës korruptive në UBT, një tjetër skandal shfaqet në media. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, BRAKTIS punën për vite me radhë, dhe Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, NUK e ndalon, por i paguan pagën e plotë për çdo muaj!
