Kandidat potencial për deputet, mjeku Kristo Papa takim me shqiptarët e Londrës: Zëri juaj është i rëndësishëm

Data

Mjeku shqiptar nga Londra Kristo Papa, kandidat potencial nga diaspora për deputet, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e diasporës në Londër. Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë, Kristo Papa, organizoi një organizoi një mbledhje të veçantë me shqiptarët që jetojnë në kryeqytetin britanik, me qëllimin për të dëgjuar zërin e tyre dhe për t’i njohur më mirë kërkesat dhe shqetësimet që ata kanë.

Kristo Papa, i cili është i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të shqiptarëve jashtë vendit, përshkroi këtë takim si një mundësi të shkëlqyer për të krijuar një dialog të hapur me diasporën. Gjatë mbledhjes, ai inkurajoi të pranishmit të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat e përballura nga shqiptarët jashtë atdheut dhe për mënyrat se si qeveria shqiptare mund të përmirësojë situatën e tyre. Papa foli për rëndësinë e krijimit të një platforme që do të mundësojë përfaqësimin e duhur të interesave të shqiptarëve në diasporë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ne jemi këtu për të dëgjuar. Zëri juaj është i rëndësishëm, dhe angazhimi juaj në këtë proces është çelësi për një të ardhme më të mirë”, tha Papa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related