Gjatë mbledhjes së ditës së parë të (retratit) me drejtuesit dhe ministrat e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit diskutuan për programin zgjedhor të partisë për zgjedhjet e 11 majit.
Gazetarja Enkelejda Mema, raportoi detaje mbi diskutimet në këtë takim.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Socialiste, pasi drejtuesit politikë të qarqeve janë mbledhur për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe për të dorëzuar listat paraprake të kandidatëve për deputet. Më 12 mars, do të zyrtarizohen kandidatët për deputetë, ndërsa sot pritet të bëhet një diskutim mbi ata që do të përfshihen në listën e hapur të partisë”.
