Trump: Putini nuk është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në bisedat telefonike që zhvilloi me disa liderë evropianë ka thënë se “presidenti rus Vladimir Putin nuk është gati t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, pasi mendon se është në rrugën e duhur për ta fituar atë”.

Në lajmin e gazetës “Wall Street Journal” (WSJ) të cilin e bazon në tre burime që kanë informacione rreth bisedës, paraqitet një pretendim i ri për bisedat telefonike që Trump zhvilloi më 18-19 maj me disa liderë të vendeve evropiane.

Më 18 maj Trump bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Trump më 19 maj zhvilloi bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lidhur me bisedën Trump-Putin më 19 maj pas vlerësimit se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim” pretendohet se udhëheqësve evropianë me të cilët bisedoi Trump në të njëjtën ditë u ka thënë se “Putini nuk është gati t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë pasi mendon se është në rrugën e duhur për ta fituar atë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related