Berisha i përgjigjet Ramës dhe mbron aleancën me Gjuzin: Zogu i qyqes, vodhi me ‘Lubi Ballukun’ 50 mln euro te…

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi dje një takim me strukturat në Durrës. Teksa prezantoi programin e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ai premtoi zhvillimin ekonomik pas 11 majit, ndërkohë që në krahun tjetër akuzohet për korrupsion nga SPAK prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani” dhe po për të njëjtin motiv është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe prej disa vitesh. Berisha nuk i kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij, Edi Rama, i cili e etiketon në reagime dhe video-postime me epitetin si “bufin e kënetës”. Zërave të fundit se prokurori Olsi Dado kishte mbaruar shkollën me vajzën e tij, Argita Berisha (Malltezi) dhe ishin shokë, ai e mohoi, duke thënë se magjistrati e kishte dënuar atë me vendime kundër. Dado është prokurori që urdhëroi edhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt.

“Thonë se ai ka mbaruar shkollën me vajzën time, kështu thonë, unë nuk e kam pyetur. Por problemi është se ai i ka vendimet kundër meje, ka marrë vendime kundër meje (Olsi Dado)”, u shpreh kreu i PD-së. Dhe një përgjigje për Ramën, të cilit i ktheu ‘kusurin’ me një tjetër epitet, “zogu i qyqes” dhe ‘banor i parkut zoologjik’. “Ata janë në tension. Rama ka nisur të flasë për zhaba, zhapikë, hardhuca, e ka shndërruar veten në një banor të parkut zoologjik, nuk merret me gjendjen ku është vendi, me problemet. Ai bën si zogu i qyqes”, tha Berisha. Ai akuzoi qeverinë, kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku si të korruptuar dhe që vjedhin paratë e buxhetit, duke deklaruar se “50 mln euro vjedhje janë bërë vetëm te tuneli i Llogarasë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related