Debat në GJKKO/ Avokati Kujtim Cakrani kundërshton mbajtjen e Ilir Meta në kafazin e xhamtë

Data

Ka nisur me tensione seanca në themel në GJKKO për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gjykata lejoi transmetimin live nga mediat vetëm për fazën e ligjitimimit të palëve, moment gjatë të cilit Meta u shfaq në sallë i vendosur në kafazin e xhamtë.

Kjo situatë shkaktoi reagimin e avokatit mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili debatoi me tone të larta me gjyqtaren e çështjes. Ai kërkoi që klienti i tij të mos mbahet në kafaz gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke e konsideruar këtë praktikë të papërshtatshme.

Debati u zhvillua në nisje të procesit, ndërsa pritet që seancat e ardhshme të vijojnë me shqyrtimin e çështjes në themel, një proces që po ndiqet me interes të lartë publik dhe politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related