Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka ndërmarrë një seri veprimesh hetimore, përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv, në lidhje me ankimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Në lidhje me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, tha se SPAK po vepron në përputhje me procedurat ligjore, pasi vetë Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë me ligj.
“Vendimi i GJK në mënyrën se si arsyetohet orienton të gjithë gjyqtarët e shkallëve me te ulëta, në një farë mënyrë është një lloj ligji dhe po vendosi GJK, në një farë mënyrë është prezent.
