Aksidenti tragjik në Elbasan-Peqin, tre të plagosurit dërgohen tek Spitali i Traumës

Data

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh, tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

U mësua se gjendja e të plagosurve është rënduar dhe janë dërguar në Tiranë.

Nga aksidenti humbën jetën nënë e bir, Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe.

Ata ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

Kujtojmë se në aksident mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related