Oferta e Putin për Trump/ Analiza: Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini dhe si po reagojnë ukrainasit

Data

Rusia i ofron SHBA-së shfrytëzimin e minerale të rralla edhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me këtë dhe si po reagojnë ukrainasit?

Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzojnë së bashku rezervat e mineraleve dhe tokave të rralla si në Rusi ashtu edhe në territoret e okupuara nga Rusia tëUkrainës.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë atje me partnerët tanë, përfshirë partnerët amerikanë”, tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus më 24 shkurt. Ai shtoi se Rusia ka “disa nga rezervat më të mëdha në botë” në veri të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe në “territoret e reja”, siç e quan Putin territorin e pushtuar të Ukrainës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related