Shkodra nuk gjen qetësi, qëllohet me @rmë në drejtim të një automjeti

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, teksa në lagjen ‘Rus’, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Policia njoftoi se një person ka qëlluar me armë nga një motor pa targa në drejtim të automjetit. Nga të shtënat janë krijuar vetëm dëme materiale të lehta tek Peugeot dhe një makine tjetër të parkuar aty pranë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia po kryen hetimet për identifikimin e autorit/ëve.

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi  të shtetasit E. H.

Nga të shtënat  janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related