Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe,vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m²,me vlerë 1 mld €

Data

Më pak leje ndërtimi, por më shumë kulla shumëkatëshe. Ky është trendi i ndërtimeve që po vjen edhe si rezultat i pakësimit të trojeve për të ndërtuar, e që po sjell godina me dhjetëra kate. Instituti i Statistikave thotë se vetëm vjet janë miratuar 2.4 milionë metra katrorë sipërfaqe me ndërtime të reja, ku vetëm në Tiranë janë 1.9 milionë metër katror projekte të reja. Në raport me vitin 2023, volumi i ndërtimeve në sipërfaqe është rritur me 383 mijë metra katrorë në të gjithë vendin.

Ndërsa sa i takon lejeve të ndërtimit ato janë pakësuar me 266 leje, pasi vjet u dhanë në total 1336 leje nga 1602 në vitin 2023. Ky bum ndërtimesh që nuk ka të ndalur, vjen së bashku me një valë çmimesh të larta, që ekspertët e justifikojnë me kërkesën që ka në treg për prona. “Përderisa ka kërkesë të lartë sigurisht që do të ketë edhe rritje të çmimeve. Kemi edhe rritje të kostove të ndërtimit, punëtoria por edhe taksat që shtohet. Sigurisht që do reflektohen në çmim”, pohon eksperti Ervin Demirxhiu.

Tirana nuk ka më zona të lira thonë ekspertët, ndërkohë që ndërtimet po shiten që sa hidhen themelet e para të pallateve me çmime mbi 1000 euro m², pothuajse në çdo cep të kryeqytetit. “Nuk ka më zona të lira. Me çmim ekonomik mund të gjesh Paskuqanin, një pjesë të Yzbirisht ose 5 majin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related