Ish- kryeministri Sali Berisha komentoi pr.ligjin për faljen e gjobave që u miratua një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, pas një seancë maratonë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se jo vetëm që nuk u falën gjobat, por bizneset kanë paguar dhe tani që hiqet gjoba do të fitojnë të drejtën e legalizimit. Berisha e konsideroi faljen e gjobave, te ngjashem me ligjin per amnistine e te burgosurve.
“Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, të cilit Edi Rama i fali 2.1 miliardë lekë. Qefalia, 700 milionë lekë. Dhëndri i Qefalisë, 300 milionë lekë për resortet e mëdha. E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale”, tha Berisha.
Pjese nga deklarata e Berishes
Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara. I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë. Në maratonën e gjatë të parlamentit, ju konstatuat një ligj të vullnetit të mirë, të bamirësisë, të faljes së gjobave ‘fshatarëve’.
Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, të cilit Edi Rama i fali 2.1 miliardë lekë. Qefalia, 700 milionë lekë. Dhëndri i Qefalisë, 300 milionë lekë për resortet e mëdha. E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët.
Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale. Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara. I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë. Pra, dhuratat e fundvitit të qeverisë për rrethin e saj, për famozin Gjikuria, për Qefalinë dhe dhëndrin e tij dhe për biznesmenë të tjerë që kanë ndërtuar në zona rurale, resorte apo agrokomplekse, shkojnë në mbi 70 milionë euro.
Shkojnë dyfishi i asaj që qeveria bëri për 800 mijë pensionistë. Falënderoj shumë qytetarin dixhital për këtë informacion të çmuar që solli dhe i çori maskën edhe një ligji që vetëm për fshatarët nuk mund të ishte. Sepse ai ligj për këto gjëra të tilla ishte zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, përkundrazi do ktheheshin.
