‘Ky është lidershipi i PS për të bërë shtet’/ Rama komenton sërish arrestimin e Veliajt: S’ka rrugë tjetër…

Data

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Tiranë, ku ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama u ndal te hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të lartë, duke theksuar se kjo situatë është rezultat i reformës në drejtësi, për të cilën qeveria ka marrë përgjegjësinë e plotë.

Sot ka nga ata që fërkojnë duart dhe na sulmojnë, por kjo ndodh sepse ne e kemi bërë me vetëdije të plotë këtë reformë. Po të mos e kishim bërë ne, askush nuk do të mund të tregonte një rast të ngjashëm në të kaluarën, që nga viti 1912 e deri më sot, ku një prokuror dhe një gjykatës i pavarur të kishin arrestuar një person të lidhur me qeverinë në detyrë. Ne kemi dorëzuar pushtetin e kontrollit mbi drejtësinë tek drejtësia dhe i kemi vënë në dizpozicion organizmi tonë politik për të operuar sipas vendimmarrjeve të veta. Patjetër që ka dhimbje. Gabime bëjnë të gjithë dhe ata bëjnë gabime. Është hall i madh se gabimet tona, nëse rruga shtrohet pa cilësinë e duhur është gabim shumë i madh por është një problem që kalon, por nëse dikush që ka një familje që goditet padrejtësisht shkatërrohet një jetë familjare. Dhimbja shumë e fortë por rrugë tjetër s’ka dhe ky është lidershipi i PS, për të bërë shtet. ” u shpreh Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related