Pasi shteroi nafta e SHELL për fondin e pensionistëve, Edi Rama lëshon mashtrimin e radhës, paralajmëron se do vijë…

Data

Kryeministrit Edi Rama ka lëshuar dje një mashtrim bombastik dhe një mashtrim po aq bombastik. Pas largimit të kompanisë SHELL, e cila la pas një humbje marramendëse prej 1.1 miliardë eurosh dhe një premtim të pambajtur për naftën e Shpiragut, Rama ka vendosur të ndezë sërish shpresat e shqiptarëve me një tjetër iluzion ekonomik. Në një deklaratë të bërë dje, kreu i qeverisë la të nënkuptohet dje, se shumë shpejt në Shqipëri do të vijë një biznesmen i fuqishëm, i cili do të bëjë të mundur nxjerrjen e “arit të zi” nga masivi i ndërlikuar gjeologjik i Shpiragut. Ky premtim vjen pasi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku siguruan shqiptarët se nafta e Shpiragut do të rriste pensionet dhe do ta kthente Shqipërinë në një Eldorado ballkanike. Por realiteti është krejt ndryshe. SHELL, pas shpenzimeve të mëdha për kërkime, vendosi të tërhiqet duke e konsideruar projektin të paqëndrueshëm financiarisht. Megjithatë, Rama nuk e ndal propagandën dhe vijon të mashtrojë qytetarët me deklarata të bujshme për “investime miliardëshe”.

Në gusht të vitit 2023, ai shpalli me krenari se një kompani do të investonte 7 miliardë euro në nxjerrjen e naftës, duke e krahasuar atë me cilësinë premium të Arabisë Saudite. Sot, asgjë nga ato premtime nuk është realizuar, por propaganda e re është gati. Sipas Ramës, biznesmeni misterioz që do të vijë së shpejti do të zhbëjë dështimin e SHELL dhe do të bëjë atë që një nga kompanitë më të fuqishme të botës nuk arriti ta bëjë. Por kush është ky biznesmen? Përse nuk përmendet emri i tij? Dhe më e rëndësishmja, a do të jetë edhe ky një mashtrim i radhës për të mbajtur shqiptarët të lidhur pas shpresave të rreme? Nga ana tjetër, kujtojmë se largimi i SHELL tregoi qartë se rezervat e Shpiragut, sado të mëdha të jenë, janë shumë të vështira për t’u shfrytëzuar me teknologjinë ekzistuese. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk pranon të pranojë realitetin dhe vijon të ndërtojë ëndrra të rreme për një ekonomi që mbështetet në naftën e pakapshme të Shpiragut. Përtej premtimeve të bukura, realiteti ekonomik mbetet i zymtë.

Shqiptarët nuk kanë parë rritjen e pensioneve që u premtua, nuk kanë përfituar nga një fond sovran që supozohej të krijohej dhe nuk kanë parë asnjë përfitim nga “mrekullia e Shpiragut”. Përkundrazi, ata po dëgjojnë edhe një herë të njëjtën fabul me një protagonist të ri misterioz që pritet të vijë dhe të shpëtojë ekonominë shqiptare. Ndërkohë, Rama paralajmëron të mos “gëzohemi” kur një projekt dështon. Por kush mund të gëzohet kur mashtrimet përsëriten dhe shpresa e një Shqipërie të pasur mbi burime natyrore vazhdon të përdoret si një mjet politik për të mbajtur pushtetin? Ndoshta këtë herë, më shumë se kurrë, shqiptarët do të kërkojnë fakte dhe jo fjalë boshe nga kryeministri i tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related