E gjithë bota po flet për “pazarin” Trump-Zelensky, si e humbi Biden dikur marrëveshjen me Kievin për tokat e rralla

Data

Shtëpia e Bardhë e udhëhequr nga demokratët ka ruajtur nivele të larta vëmendjeje në këtë front edhe gjatë periudhës paszgjedhore, me rastin e udhëtimit të fundit jashtë vendit të presidentit të atëhershëm Biden, i cili jo rastësisht donte të vizitonte një hekurudhë të financuar nga SHBA në Angola që do të lejojë transferimin e burimeve strategjike nga Afrika Qendrore në bregdet, duke garantuar eksportin e tyre prej andej. Nisur nga këto premisa, nuk është për t’u habitur që ish-qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë , një aleat i madh i Ukrainës, është përpjekur të arrijë një marrëveshje me qeverinë e Zelensky për tokat e rralla. Udhëheqësi ukrainas ishte i vetëdijshëm për qendrën e çështjes dhe e kishte përfshirë partneritetin për mineralet në “Planin për Fitoren” që ai u paraqiti qeverive të koalicionit dhe kandidatit të atëhershëm republikan presidencial në shtator 2024.

Dështimi i demokratit

Siç raporton “The New York Times”, Uashingtoni dhe Kievi iu afruan nënshkrimit, “vjeshtën e kaluar”, një marrëveshje sipas së cilës ukrainasit do të njoftonin Shtetet e Bashkuara për projektet e mundshme, duke u lejuar kompanive amerikane ose atyre nga vendet aleate kohë të mjaftueshme për të paraqitur ofertat për kontratat. Delegacioni amerikan për bisedimet kryesohej nga Jose W. Fernandez, “arkitekti” i nismës strategjike të mineraleve Foggy Bottom, i cili do të nënshkruante një memorandum mirëkuptimi me Julia Svyrydenko, zëvendëskryeministre e Ukrainës, në Uashington më 29 tetor. Megjithatë, përfaqësuesi i qeverisë Zelensky nuk u paraqit në atë takim dhe as në atë pasues të planifikuar për 13 nëntor në Varshavë që të përkojë me konferencën për rindërtimin e Ukrainës.

Detajet e marrëveshjes

Për momentin nuk dihen detajet e marrëveshjes së re që duhet të nënshkruhet në orët në vijim nga Trump dhe Zelensky dhe gjithashtu mbetet të shihet se cilat garanci për mbrojtjen e Ukrainës janë përfshirë në dokument. Ndërkohë, Fernandez, negociatori i administratës Biden, deklaron se manjati dhe këshilltarët e tij flasin në një mënyrë që është e panevojshme duke theksuar faktin se kombet që zotërojnë burime strategjike duan një partneritet dhe jo një marrëdhënie të tipit kolonial. Zelensky tha se shpresonte se marrëveshja “paraprake” me SHBA “do të çojë në marrëveshje të mëtejshme”, por konfirmoi se ende nuk është rënë dakord për garanci amerikane të sigurisë. Trump tha se një marrëveshje do t’i ndihmonte taksapaguesit amerikanë “të marrin paratë e tyre” për ndihmën e dërguar në Ukrainë gjatë gjithë luftës, por tha se përgjegjësia e sigurisë së Kievit duhet t’i bie Evropës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related