Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze Ryyan Alwan. Gazetari Igli Çelmeta raporton se grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.
Bashkëshorti i 24-vjeçares, Fadi Alwan 49 vjeç, ka dalë shumë qetë pasi ka kryer krimin. Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që çifti vizitonin vendin tonë.
