Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar një ditë më parë në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, i cili dyshohet se është helmuar nga ilaçi kundër minjve. Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vau të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Mësohet se Prokuroria po kryen hetime për neglizhencë në trajtimin mjekesor të bluzave të bardha.
Gjithashtu, hetuesit do të verifikojnë edhe veprimet e prindërve. Kujtojmë se 3-vjeçari ndërroi jetë në Shkodër, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën e e shtruar në QSUT. Prindërit, sipas burimeve, kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Gjatë spërkatjes së magazinë ata kanë patur me vete edhe fëmijët, të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.
