Protesta e opozitës para PE-së, Ndoka: Eurodeputetët e kanë kuptuar se në Shqipëri ka një hallkë që nuk funksion

Data

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, i ftuar në një studio televizive, tha se protesta e deputetëve të opozitës para selisë së PE-së ka bërë që eurodeputetët të kuptojnë se në Shqipëri ka një hallkë që nuk funksion, pra që përfaqësuesi i BE-së, dhe zyrtarët e kësaj ambasade kanë ngecur në rrjetën e Edi Ramës dhe nuk përcjellin realitetin.

Ndoka thotë se sipas informacioneve që ai ka, ambasadori i BE-së në Shqipëri ka refuzuar të takojë krerët e grupeve parlamentare dhe deputetët e Parlamentit të Shqipëris

“Është hera e parë që një grup deputetësh proteston para institucionit më të lartë të BE-së. Janë dy gjërat që japin një mesazh diplomatik, të nëndheshëm, e para është demaskimi i Ramës që është përpjekur ta tregojë Shqipërinë ndryshe. Ky ballafaqim për t’i treguar atyre që ky është realiteti, kjo është problematika, demokracia, kapja e sistemit të drejtësisë, janë gjërat që ata ballafaqohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çdo eurodeputet sensibilizohet.

Kanë pasur takime të rëndësishme, por më i rëndësishëm është lajmi. Ata kanë interes të shtuar, e kuptojnë që ka një hallkë që nuk funksionon në Shqipëri, është përfaqësuesi i BE-së, janë zyrtarët e kësaj ambasade që kanë ngecur në rrjetën e Edi Ramës, nuk i kanë përcjellë shqetësimet.

Kam informacione të sakta që ambasadorit që është sot i janë kërkuar takime institucionale nga kryetarë të grupeve parlamentare, nga deputetë të Parlamentit të Shqipërisë për ta informuar për shqetësimet me demokracinë dhe problematika shumë specifike që kanë dhe i ka kthyer një përgjigje standarde “po e shohim kërkesën tuaj” dhe nuk i është përgjigjur pozitivisht për një takim. Ky person është komanduar nga rrjeti i Ramës.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related