Nëse e vini re Rama po mundohet të shpik forma të reja për të qëndruar sa më larg medias dhe gazetarëve për të mos i bërë pyetje, tani e ka gjetur ta nis ditën e punës në këtë formë dhe i përzgjedh vetë temat që do diskutojë, interesante si skemë, vetë i zgjedh temat, vetë pyet, vetë përgjigjet.
Kjo rubrikë ku ti shmang komunikimin direkt me gazetarët sidomos ata kritikë, por ai është një monolog dhe si e tillë ai ka gjetur aty të shpalosë qëndrimet që ka dhe duke i nxjerr në Facebook duket sikur ai jep mesazhe shumë të forta, duket sikur thuhet hë mo se në rrjetet sociale i ka thënë.
Është strategji e zgjedhur qëllimisht së pari ai aty si jep llogari askujt. Reagimi i sotëm është në vijim të reagimit të kryeministrit një ditë pas arrestimit të Veliajt, nga ajo ditë deri më sot Rama është në të njëjtën linjë dhe ditët e fundit ai po ja bënë të qartë SPAKut çdo ditë kufijtë.”
Më tej ai shtoi se kur arrin dhe kryetari i bashkisë së Tiranës të ankohet dhe flasë për metodat e sigurimit të shtetit duke përdorur këtë lloj gjuhe dhe ata poshtë janë trembur.
“Rama ka vendosur të ndërhyjë duke karikuar të vetët. Rama po mundohet ti vërë SPAKut kufij dhe duket se ka pasur nevojë për një përballje të tillë si kjo e Erion Velaijt për të kuptuar ku është.
Janë marrë me detaje vetëm me prokurorin Ols Dado por aty është dhe kreu i SPAK. Se si do vejë kjo çështje do vendoset dhe integriteti që ka SPAK.
Mbështetja që ka pasur SPAK nga SHBA është shumë e rëndësishme, tani Rama po e bënë të qartë që nuk është më ambasada pas tyre, doli ambasada dhe kaq ishte mbështetja.
Rama e ka identifikuar SPAK me veten e tij dhe gjithçka e ka në interes të fushatës për mandatin e tij të katër të cilin po mundohet ta marrë me SPAK.”
