Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shpallur ditën e sotme vendimin për gjyqtaren e Tiranës, Rexhina Merlika, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vetingut për shkarkimin e saj nga detyra.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Merlikës.

Gjyqtarja Rexhina Merlika ishte shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) më 13 mars të vitit 2023, për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua e ishte e besueshme për pastërtinë e figurës dhe se arrinte nivel kualifikues për profesionalizmin.

KPK konstatoi mospërputhje në lidhje me sipërfaqen dhe çmimin e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë të pasqyruar nga kontratën e porosisë dhe atë të shitblerjes. Kjo, pasi në kontratën e porosisë të vitit 2008 figuron apartament me sipërfaqe 115.29 m2 dhe një vend parkimi automjeti në shumën totale rreth 172 mijë euro, ndërsa në në kontratën e shitblerjes apartamenti rezulton me sipërfaqe e banesës 105.13 m2 dhe çmimi total i dy pasurive në vlerën 145 mijë euro.

Pavarësisht këyre mospërputhjeve, KPK ka vlerësuar të pasqyrojnë në analizën financiare shumat e paguara sipas dokumentacionit përkatës ligjor dhe në kohën kur janë kryer.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related