Propozimet për paqe/ VOA: Trump dhe Macron me qëndrime të ndryshme për Ukrainën

Data

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke nxjerrë në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi propozimin e Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

Gjatë një dite bisedimesh, Presidentët Trump dhe Macron treguan një raport miqësor të bazuar në vite të marrëdhënieve të mira mes tyre. Por Presidenti Macron e bëri të qartë se nuk ishte dakord me zotin Trump për disa çështje kyçe, ndërsa ata shënuan tre vjetorin e fillimit të sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainën. Presidenti Trump nuk pranoi t’i referohej presidentit rus Vladimir Putin si diktator, pasi e quajti Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një diktator javën e kaluar. Presidenti Macron tha se është e qartë se Rusia “është agresore” në konflikt, një temë për të cilën Presidenti Trump ishte i lëkundur javën e kaluar.

“Presidenti Putin shkeli paqen”, tha zoti Macron në një konferencë të përbashkët për shtypin me Presidentin Trump

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related