Arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër/ Klodiana Lala nxjerr detaje: Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth”

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ndaj Bajrit u ngrit një “kurth” që të arrestohej. Lala shprehet gjithashtu se ai u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë.

Lala gjithashtu tha se Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit dhe GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Më tej gazetarja shtoi se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

“Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të tjerë i mbijetuan atentatit. Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit. GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Policia vajti atje, por doli duarbosh, pra ishte aksion i dështuar. Safet Bajri nuk u gjet në banesë dhe kishte probleme me aksionin e RENEA-s, madje nuk kishte as karroatrec.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related