‘SPAK me teknika të sofistikuara’, Karamuço flet për hetimin e krimeve zgjedhore: Do të kapin shumë në grackë

Data

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për masat e sigurisë dhe hapat paraprakë që do të shoqërojnë zgjedhjet e vitit 2025. Ai theksoi se përveç prokurorëve të shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të angazhohen edhe agjentë hetues të BKH-së dhe oficerë policie për të zbuluar dhe parandaluar krimin zgjedhor.

Sipas Karamuços, teknikat e ndjekura nga SPAK janë shumë më të sofistikuara dhe nuk kanë nevojë për metoda tradicionale të survejimit, si furgonët e dukshëm në terren. Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore, aktiviteti hetimor do të jetë në kulmin e tij, me prokurorë të shpërndarë në qytete të ndryshme, si Vlora dhe Lezha, si dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes BKH-së dhe policisë.

Karamuço shtoi se agjentët dhe oficerët do të trajnohen nga OSBE për të identifikuar dhe ndjekur rastet e krimeve zgjedhore, përmes një programi specifik dhe intensiv. Ai parashikon që ky grup do të ketë një rol aktiv në mbikëqyrjen e procesit dhe se shumë shkelës të ligjit do të bien në grackë, duke qenë se nuk janë mësuar me një kontroll të tillë rigoroz.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related