SPAK hap “Kutinë e Pandorës”, Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike: Numërimi…

Data

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të politikës shqiptare. Po a është ky vetëm fillimi i një serie “VIP”-ash që do të bien para zgjedhjeve? A do të guxojë SPAK-u të shkojë edhe më lart? Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “SOT”, juristi dhe analisti i njohur, Romeo Kara analizon prapaskenat e kësaj lëvizjeje, implikimet e saj dhe rrezikun e një përballjeje të drejtpërdrejtë të SPAK-ut me elitën e vjetër politike. Nga raporti i fundit i DASH për pastrimin e parave te Berisha dhe dhëndri i tij, te çështja e Gërdecit dhe fati i Shkëlzen Berishës, e deri te pretendimet e Ilir Metës nga burgu, Kara nuk lë asgjë pa prekur. A është ky momenti kur drejtësia e re do të kapërcejë vijën e kuqe? Kush do të jetë i radhës? Përgjigjet e tij, pa filtër, i gjeni më poshtë.

-Z.Kara, si e shikoni arrestimin e Erion Veliajt? A ishte i pritshëm apo i befasishëm për ju?

Duke parë dinamikën e ngjarjeve në të gjithë kompleksitetin e tyre, stereotipin tashmë të vulosur katërcipërisht të qeverisjeve të të gjitha llojeve si grabitëse të pasurive publike, aferat e një grupi jo të vogël drejtuesish të Bashkisë Tiranë, të cilët janë nën arrest prej pothuajse një viti, etj, kanë parapërgatitur prej kohësh opinionin publik, jo vetëm për këtë arrestim, por për të gjithë qeveritarët dhe ish-qeveritarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related