Por rikthimi i kësaj dosjeje në qendër të vëmendjes rrezikon të shkaktojë një “tërmet” politik në Shqipëri. Presidenti Trump, rreth dy vite më parë ka sulmuar ashpër ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet në SHBA për lidhje të forta me një oligark rus. Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Trump duke i kënaqur nga arrestimi i McGonigal, i cili në 2016-tën e ka akuzuar Trump, asokohe kandidat për president, se për fushatën e tij elektorale po koordinohej me Rusinë në mënyrë që në ndikonte në zgjedhjet presidenciale. “Burri i FBI që më ndiqte mua për mashtrimin shumë para se të zgjidhesha president, sa u arrestua që kishte marrë para nga, Rusia. Le të kalbet në ferr!”, ka shkruar Trump. Mirëpo ky qëndrim agresiv i Trump, i cili dihet për luftën e tij kundër korrupsionit në institucionet amerikane, mund të hapë rrugën për riaktivizimin e dosjes McGonigal dhe nxjerrjen në pah të pazareve të fshehta mes Ramës dhe oligarkëve rusë.
Lidhjet mes kreut të qeverisë shqiptare dhe skandalit që përfshiu FBI-në amerikane mund të rihapen nën presionin e administratës Trump, e cila nuk i ka falur Ramës aleancat e tij me figura të diskredituara, sikundër është edhe miliarderi Xhorxh Soros dhe djali i tij Aleksi që janë miq të kryeministrit shqiptar. Për më tepër, fakti që McGonigal ishte një nga ata që goditi Trump-in gjatë fushatës së vitit 2016, e bën këtë çështje personale për presidentin republikan. Kështu që me opinionin publik amerikan të fokusuar sërish në dosjen “McGonigal” dhe aleatët ndërkombëtarë që shikojnë me dyshim lidhjet e Ramës me oligarkët rusë, Shqipëria mund të përballet me një krizë politike me pasoja të paparashikuara. Pra duket se “makthi” i Ramës është kthyer këtë herë me më shumë fuqi dhe me një mesazh të qartë, se e vërteta nuk mund të mbetet përgjithmonë në hije, ndërkohë që kryeministrin shqiptar e presin ditë të vështira, nëse riaktivizohet dosja “McGonigal”.
Reagimi i gazetarit amerikan
Konkretisht gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross, në një postim në rrjete sociale këtë fundjavë ka shkruar lidhur me dosjen “McGonigal”. Ross thotë se është çmenduri që Charles McGonigal u dënua se mori ryshfet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por marrëveshja e fajësisë nuk u publikua kurrë. Gazetari shkruan se Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ndërkohë gazetari poston edhe një link të një shkrimi të vitit 2023, ku ai tregon se si Alex Soros festoi 4 korrikun me një lider evropian që ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së. “Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet e marrëveshjes nuk dolën kurrë në dritë për shkak se Departamenti i Drejtësisë i Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë”, shkruan ndër të tjera gazetari.
Reagon ish e dashura e McGonigal
Por në postimin e tij në rrjetin social “X” ka komentuar ish-e dashura e McGonigal. Allison Guerriero thotë se gazetari Ross “Po i predikon korit”. Ajo thotë se kur ajo deklaroi për krimet e McGonigal, FBI e ka terrorizuar. Guerriero shprehet e bindur se që kur McGonigal filloi të hetohet, akuza të reja do të dalin në dritë dhe do të përfshijnë spiunazhin midis krimeve të tjera. Më pas, thotë ajo Charlie do të marrë dënimin e përjetshëm që meriton, si dhe ata që mbuluan akuzën e tij për krime. “Po i predikoni korit!!! Unë isha e dashura e Charles McGonigal dhe e dorëzova. Kur e bëra, FBI e mbuloi dhe më terrorizoi.
Dhe as mos më bëni të filloj me përfshirjen e të dy USAO-së. Unë jam i bindur se që kur ata akuzuan Charlie-n, akuza të reja do të dalin menjëherë dhe do të përfshijnë spiunazhin midis krimeve të tjera. Më pas, Charlie më në fund do të marrë dënimin e përjetshëm që meriton, si dhe ata që mbuluan akuzën e tij për krime. Faleminderit zotit Trump është POTUS dhe Kash dhe Pam u konfirmuan”, shkruan Guerriero. Dosja McGonigal ka qenë një ndër çështjet që ka shkaktuar debat mes palëve politike në vend. Opozita shqiptare ka paralajmëruar se dosja Rama-McGonigal do hapet në SHBA. Kujtojmë se ligjvënësit republikanë kanë ushtruar hetim parlamentar për këtë aferë.
