Drejtësia duket se po zbath këpucët, ndërkohë që rrjeti i lidhjeve të errëta të pushtetit me sistemin gjyqësor po shpaloset në dritën e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deputetja socialiste, Klotilda Bushka dhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, janë kapur në takime të fshehta në zyrën e Ajola Xoxës, gruaja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Sipas burimeve, dyshohet se këto takime nuk ishin të rastësishme, por pjesë e një skeme për të ndikuar në drejtësinë e re dhe për të shpëtuar njerëzit e pushtetit nga ndëshkimi. Por dosja e Veliajt është veç maja e ajsbergut, ku Bushka, sipas burimeve nga ish-stafi i Ajola Xoxës, konsiderohet si një figurë e rrezikshme për hetimet, për shkak të përpjekjeve të saj për t’i sabotuar ato, raporton “Ora News”. Madje, ajo dhe Llagami janë parë në restorante luksi duke diskutuar në ambiente të sigurta për të shmangur përgjimet, ndërsa takimet zhvilloheshin në lokale që administrohen nga njerëz të Veliajt. Dëshmitë e Ina Goxhajt tregojnë për një lidhje të frikshme mes politikës dhe drejtësisë, ku informacione sekrete të SPAK qarkullonin në rrugë informale. Por pyetja që shtrohet tani është: sa afër është Klotilda Bushka nga prangat e drejtësisë? Ndërsa dosja Veliaj po shpaloset, Bushka duket se është emri i radhës që do të përballet me SPAK, duke rënë në kudhrën (trung çeliku, mbi të cilin farkëtari rreh hekurin e skuqur) e prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë.
Pjesë nga investigimi i “Ora News”
Konkretisht këto detaje janë bërë publike nga “Ora News” publikoi dje, në vijim të një lajm pamje të tjera nga takimet private të deputetes socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë pikërisht në zyrën e Ajola Xoxës. Njëra prej tyre ishte dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, që sipas burimeve të “Ora News” kur vinte në katin 10-të të “Sky Tower”, para se të futej në zyrën e Xoxës dhe të “mirëpritej” nga Klotilda Bushka hiqte edhe këpucët, ku dhe ata që ishin brenda ambienteve detyroheshin të nuhasnin erën e këmbëve të saj.
