Skandali, Belinda Balluku aferë 1.3 miliardë euro me Bashkim Ulajn, ja korrupsioni galopant me rrugën Thumanë-Kashar…

Data

 

Autoritet raportojnë se ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, ka kushtuar mbi 330 milionë euro, 62 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar në kontratën koncesionare. Në bazë të kësaj shifre, ndërtimi për 1 kilometër të kësaj rruge llogaritet të ketë kushtuar 15.8 milion euro. Një tjetër shqetësim është ndryshimi i papritur i modelit financiar të projektit. Sipas studimit të ri të Fizibilitetit, norma e kthimit të investimit është rritur nga 7.6% në 8.11%, duke çuar vlerën totale të investimit nga 445 milionë euro në 1.3 miliardë euro për 35 vitet e ardhshme. Ky ndryshim i kushtuar koncesionarëve ka ngjallur dyshime për mundësinë e abuzimeve me fondet publike, pasi fitimet e palëve private janë rritur ndjeshëm, ndërsa qytetarët do të paguajnë tarifat për kalimin në këtë autostradë. Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se kompania koncesionare “G2 Infra” ka raportuar shpenzime të ulëta, përkundër vlerës së lartë të investimeve, duke ngritur dyshime të forta nga ekspertët për abuzime të mundshme me fondet dhe për manipulime me dokumentet financiare.

Projekti i 1 miliard eurove

Ende e papërfunduar tërësisht, autostrada Thumanë-Kashar, u hap për qarkullimin e automjeteve në fund të qershorit 2024. Prej datës 4 janar në këtë segment ka nisur aplikimi i tarifave të kalimit. Autoveturat të klasifikuara si kategoria 2 do të paguajnë 2.5 euro, kategoria 3 ku përfshihen kamionët e autobusët do të tarifohen me 6.25 euro dhe 1.75 euro është tarifa për mjetet e lehta të llojit motoçikleta. Ideja për ndërtimin e një autostrade që do të dublonte një pjesë të rrugës së vjetër Fushë Krujë-Thumanë dhe atë të aeroportit të Tiranës lindi 7 vjet më parë, pas prezantimit të programit “One Billion Investment” nga kabineti i dytë i socialistëve që sapo kishte fituar zgjedhjet. Projekti parashikonte angazhimin 1 miliard eurove kapital të kompanive private për të investuar para të tyre në infrastrukturë rrugore dhe aeroporte, investime që pasi të kalonin 30% të vlerës të kostos së projektit, do të paguheshin nga shteti me këste për 13 vjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related