Duke komentuar takimin që pritet të mbajë pasditen e sotme Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, analisti Genc Burimi tha në një studio televizive, se veprime të tilla do t’i kishte zili edhe Putin, apo Maduro.
Sipas Burimit ose Rama po bën puc institucional, ose po bën krim zgjedhor, pasi po merr kompetenca të pushtetit vendor.
Ai vë në dukje se kryeministri po i hedh dorezën për duel në fytyrë SPAK-ut.
