Afati i Presidentit Donald Trump që Rusia të përfundojë luftën e saj në Ukrainë ose të vuajë ndëshkime të rënda ekonomike skadoi, por është e paqartë se si planifikon ai të vazhdojë mes përpjekjeve të reja drejt një samiti me Vladimir Putin dhe negociatave delikate tregtare me Kinën. Trump premtoi më parë këtë javë se do të zbatojë sanksione të reja ndaj Rusisë, edhe pse vuri në dyshim se sa efektive do të ishin ato. Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se ai ende synon të vendosë “sanksione dytësore” ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë energji ruse. Por të enjten, pasi ai nisi përgatitjet për t’u përpjekur të takohej ballë për ballë me Putinin, ai ishte më pak i përkushtuar. “Do të varet nga ai”, tha Trump, duke iu referuar Putinit, kur u pyet nëse afati i tij i fundit është ende në fuqi dhe nëse masat e reja do të hyjnë në fuqi. Trump ka qenë i kujdesshëm të mos duket sikur është i ngacmuar nga Putini, me të cilin është frustruar gjithnjë e më shumë dhe e ka akuzuar për hipokrizi. Por ai është gjithashtu i etur për një marrëveshje paqeje dhe duket i hapur për ta dëgjuar udhëheqësin rus ballë për ballë. Zyrtarët amerikanë sugjeruan të enjten se asgjë nuk ishte finalizuar, përfshirë formatin, datën apo vendndodhjen e bisedimeve. Pritjet për një takim të mundshëm midis Donald Trump dhe Vladimir Putin po rriten, ndërsa thashethemet rreth vendeve të takimit po qarkullojnë: Roma, e cituar nga Fox News, përjashtohet nga një burim rus i tha Tass.
Takimi me Trump është një “dhuratë” për Putinin, ja pse ai ka shansin ta poshtërojë homologun amerikan
Data
