Deputeti demokrat Gjin Gjoni deklaroi në emision se ngjarja tragjike në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, tregon se “shteti ka rënë”. Ai shtoi se ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë duhej të kishin dhënë dorëheqjen për dështim në garantimin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.
Gjoni akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SPAK-un se nuk kanë luftuar krimin në nivele të larta dhe kritikon se shit-blerja e votës dhe mungesa e kontrollit janë simptoma të krizës institucionale.
Ai theksoi se prezenca e policëve nuk është mjaftueshme në gjykata dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masa drastike për të rikthyer besimin tek drejtësia.
