Aksidentoi për vdekje një 25-vjeçar në rrugën Peqin-Rrogozhinë, arrestohet shoferi

Data

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pas një aksidenti tragjik në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ku humbi jetën një 25-vjeçar.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur automjeti i drejtuar nga 38-vjeçari ka përplasur automjetin e një 25-vjeçari nga Peqini, i cili ka humbur jetën. Pasagjeri në automjetin e tij, një tjetër 24-vjeçar nga Peqini, ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për trajtim. Sipas policisë, 38-vjeçari, i identifikuar si G. F., u arrestua për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, që shkaktoi vdekjen e një personi.

Çështja do t’i kalojë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related