Skema 5D” e drejtorëve të Belinda Ballukut e shtrirë në gjithë vendin, tenderat dhe koncesionet vërshojnë lumë, nga…

Data

Jo vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, por edhe ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet drejtorëve të saj kanë krijuar një skemë “5D”, duke marrë miliona euro nga buxheti i shteti. Një investigim i “Kapital” tregon se Spartak Kovaçi ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij.

Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvendësuar atë më Gerald Dautajn. Por ndonëse u largua nga drejtimi i Ujësjellësit, zoti Kovaçi nuk është larguar nga përfitimi i tenderave publikë të ujësjellësave. Dhe i fundit është një llokmë shumë e madhe. Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve hapi një tender me vlerë 8.9 milionë euro për sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Spillesë. Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit të shoqërive 2T dhe Adriatik me vlerë 8.4 milionë euro si dhe oferta e dytë e shoqërisë Fusha me vlerë 8.85 milionë euro, shumë pranë fondit limit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related