Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të kurdisur, ndërsa akuzoi edhe prokurorin Ols Dado për një “lapsus frojdian” në dosjen e tij hetimore.
Në një mesazh të gjatë, Veliaj tha se në dokumentet e prokurorisë figuron si “i dënuar”, gjë që ai e mohon plotësisht, duke argumentuar se dëshmia e tij e penalitetit është e pastër dhe se ka plotësuar formularin e dekriminalizimit si kryebashkiak i Tiranës. Sipas tij, ky “gabim” është tregues i një hetimi të njëanshëm dhe të motivuar politikisht.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera pasaktësi në dosjen hetimore, ndërsa akuzon prokurorin se po kërkon ta shpallë fajtor ende pa nisur gjykimi. Ky reagim vjen pas vendimit të GJKKO-së për ta lënë Veliajn në burg, ndërsa procesi kundër tij vazhdon.
