Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur numrin e punonjësve federalë përmes një programi që u jep atyre mundësi të japin dorëheqje në këmbim të stimujve financiarë.
Gjykatësi George O’Toole Jr. në Boston vendosi se disa sindikata punonjësisht nuk kishin të drejtë ligjore për ta kundërshtuar planin.
Zoti Trump synon të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen.
Kjo është një fitore e rëndësishme ligjore për presidentin republikan, pas një sërë sfidash gjyqësore.
“Kjo tregon se strategjia e proceseve ligjore për qëllime politike nuk do të mbizotërojë mbi vullnetin e 77 milionë amerikanëve që mbështetën Presidentin Trump dhe përparësitë e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
