Lindjet ranë drastikisht më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Data

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe kushte sociale dhe ekonomike në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulë se sot

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related