PD kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Të shkohet në zgjedhje!

Data

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Partia demokratike kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të shkohet në zgjedhje. Deklarata erdhi nga kryetar i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Nga selia blu, Alimehmeti thotë se Rama kërkon të uzurpojë Bashkinë e Tiranës dhe kjo sipas tij është në shkelje të ligjit, pasi pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri.

Deklarata e plotë e Ilir Alimehmetit nga selia e PD:

“Të nderuar qytetarë të Tiranës e të Shqipërisë! Dje të gjithë ne pamë ‘mbrojtjen’ e ish-Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nga ana e Kryeministrit, Edi Rama, dhe se si kjo ‘mbrojtje’ në fakt kishte qëllimin e kapjes së pushtetit vendor nga vetë Kryeministri.

Haptas ai deklaroi se do të jetë ‘Kryetari në distancë i Bashkisë Tiranë’ në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi në Shqipëri apo në Perëndim. Haptas ai gjithashtu emëroi edhe Kryetaren e Deleguar të Bashkisë Tiranë, sërish në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related