Plas skandali te PD-ja, kreu i Forumit Rinor tallet me Gjekmarkaj: Lufta sapo ka filluar egërsisht për Lezhën!

Data

Kriza politike brenda opozitarëve demokratë nuk njeh limite. Pakënaqësi të shumta me përzgjedhjen e emrave të listës për drejtuesit politikë të 12 qarqeve, për aksionin opozitar dhe përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2025.
Pasi kjo listë u shpall nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kanë munguar kritikat, pakënaqësitë dhe deri tek ironitë.

Ditën e sotme (5 Shtator) është Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Lezhë, Kristjan Doda, ai që gati tallet me caktimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik në këtë qark.
Në rrjetin social, profilin e tij në Facebook, Doda shkruan me ironi se:
“Lufta sapo ka filluar egërsisht për Lezhën!”, duke e shoqëruar edhe me një emoji sarkastik me mbulim fytyre dhe nënqeshje.
Teksa më tej e shoqëron me njoftimin për listën dhe emrat e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për të 12 qarqet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related