Sot në orën 18:00 lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe nisma “Thurje” do të organizojnë një protestë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj. Juristi Ervis Çela, pjesë e “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë televizive, se do të jetë një protestë në mbështetje të organeve të drejtësisë.
Ai theksoi se Rama duhet ta pezullojë fillimisht Veliajn nga detyra dhe më pas ta shkarkojë, pasi ka një përgjegjësi morale, dhe duhet të ruajë të njëjtin standard sikurse me kryebashkiakët e tjerë.
“Nuk janë parashikuar përplasje, në mënyrë absolute jo. Protesta është qytetare, e drejtë, e lirë, paqësore. Aty do bëhet thirrje për kërkimin e të drejtës, dhe mbajtjen e përgjegjësive si ligjore, ashtu edhe morale. Protesta do mblidhet para Kryeministrisë dhe do ketë fjalë rastësore nga përfaqësuesit e Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje, dhe qytetarët. S’është parashikuar një marshim.
